LAJMI I FUNDIT:

Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë
profimedia

Jini të lira t’i lini në gardërobën tuaj pantallonat dhe xhinset

Në frymën e rikthimit të tendencave nga vitet shtatëdhjetë, fundi prej lëkure të kthyer mbrapsht zë vendin qendror këtë sezon, duke sjellë një kombinim të stilit boho dhe elegancës moderne.

Teksa drejtoresha kreative e markës Kloe, Chemena Kamali, prezantoi koleksionin e saj të parë në shkurt të këtij viti për vjeshtë/dimër 2024/25, stili boho elegant pësoi një bum të madh. Kështu, vala e përhapjes solli në jetë një model që po përjeton një bum të ri dhe po bëhet një nga pjesët më të kërkuara të vjeshtës, gjykuar nga Google.


Fundi prej lëkure i kthyer mbrapsht shton lehtësisht një nuancë boho elegante. Koleksionet dominojnë ngjyra të tilla si ngjyra e rërës dhe ajo e dheut, duke ngjallur frymën e natyrës dhe elegancën e princeshës Diana në vitet tetëdhjetë, e cila zgjodhi modele më të gjata të zbukuruara me rrip dekorativ, transmeton Telegrafi.

Shtëpitë e modës kanë përqafuar këtë trend dhe kanë krijuar shumë modele që mund t’i përshtatni me stilin tuaj.

Te Miuccia Prada dhe marka e saj Miu Miu, fundi përshtatet në mënyrë të përkryer me xhaketën, ndërsa çorapet me ngjyra e bëjnë atë simpatike dhe të gjallë. Te Marni, gjithçka ka të bëjë me minimalizmin – një fund i gjatë i shoqëruar me një bluzë të thjeshtë të bardhë.

Aktorja Emma Watson preferoi që të binte më shumë në sy ngjyra e fundit, ndërsa pjesa tjetër e ansamblit ishte më e reduktuar. Bizhuteritë që shoqërojnë fundin janë një hit i plotë dhe kështu bëri Emma Watson.

E përbashkëta e tyre është gjatësia e fundit që arrin deri poshtë gjurit, një rregull që secila duhet ta ketë parasysh këtë sezon.

Bella Hadid, e frymëzuar nga estetika e Perëndimit të Egër, veshi një fund të gjatë prej lëkure të mbështjellë me çizme të larta karamel dhe një xhaketë sportive Nike në ngjyrë burgundy, duke krijuar një kombinim të guximshëm të stileve të ndryshme, duke theksuar kështu se duhet të udhëhiqeni nga guximi dhe eksperimentimi.

Ky klasik i viteve shtatëdhjetë po rikthehet, duke sjellë shkathtësi dhe elegancë që mund t’i inkorporoni në mënyra të panumërta. Përqafoni stilin boho me një fund lëkure të kthyer mbrapshtë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Moda
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjërat të cilat meshkujt i lakmojnë në seks

Gjërat të cilat meshkujt i lakmojnë në seks

Në çift

"Nënpikturimi", truku i preferuar i grimit që premton një bazë perfekte

Grim
Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Keshilla Modë
Çdo grua duhet ta dijë këtë: Sa ditë pas marrëdhënies seksuale mund të bëni një test shtatzënie?

Çdo grua duhet ta dijë këtë: Sa ditë pas marrëdhënies seksuale mund të bëni një test shtatzënie?

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori