Gigi Hadid është një nga të famshmet që i adhuron fundet dhe për këtë nuk ka dyshim
Rishtazi, ajo, duket se është fiksuar me këtë model boho, i cili duket tejet i rehatshëm.
Modelja u pa e veshur me këtë fund pak ditë më parë në New York, kur bashkë me fundin e bardhë zgjodhi dhe një pulovër të kuqe të mbledhur deri te bërrylat.
Gigi i shtoi kombinimit edhe detaje të tjera si syzet e zeza, aksesorët dhe atletet me qafë dhe realisht duket kaq bukur.
Të nesërmen, Hadid u pa e veshur edhe një herë me të njëjtin fund, por këtë herë me një version tjetër, një bluzë të bardhë dhe xhaketë në ngjyrë blu qielli, të cilën e kishte mbështjellë rrotull belit.
Pra, mund të themi se këto funde janë kaq in dhe të preferuara, ndaj të tregojmë disa mënyra kombinimi nga të tjera të famshme: