Ish-Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule, ka folur për shanset reale për një zgjerim të mundshëm të BE-së me vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Fule, shtetet kandidate po përgatiten për zgjerim, por nuk duket të ndodhë e njëjta gjë me institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së.
Fule heziton të tregojë nëse kjo është një çështje vullneti politik apo plotësimi reformash, pasi sipas tij “jo të gjitha shtetet anëtare e kuptojnë se çfarë duhet bërë në mënyrë që BE-ja të jetë një organizatë funksionale” dhe për më tepër, për të mundësuar anëtarësimin e disa vendeve kandidate, teksa shton se ekziston edhe një lloj dikotomie midis shteteve.
Bashkëbiseduesi i Ditmir Bushatit në Podcastin “Public Square”, Fule shpreh bindjen se është zhdukur plotësisht efekti i motivimit apo i ashtuquajturi motori i zgjerimit, që për pasojë ka krijuar një status quo në rastin e Ballkanit Perëndimor, që nënkupton që jo domosdoshmërisht duhet të reformoheni, por duhet që ta shisni këtë evropianizim, apo kinse procesin e reformës, për hir të një stabiliteti të rrejshëm.
Fule thotë se “në ditët e sotme aspekti i sigurisë është i një rëndësie të madhe për BE-në, për ta përfunduar këtë detyrë, sepse kur era është e fortë, ju duhet ose të braktisni projekte të caktuara, ose të shkoni nga pas me një vendosmëri më të madhe dhe me vullnet të fortë. Unë shoh vullnetin dhe qëllimin për të shkuar në atë drejtim. Por na duhet që ai motor të rindizet. Ne kemi nevojë që ato dy procese të ecin paralelisht hap pas hapi në mënyrë që të themi: ‘Kjo punë përfundoi!’”.
Bushati thotë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia, por dhe një president i ri, në detyrë në Shtëpinë e Bardhë, në një periudhë kur BE-ja është disi e ndarë gjeopolitikisht kanë krijuar një situatë të re për sa i përket sigurisë në Evropë. Por, për Fule këto dy zhvillime janë të rëndësishme pasi që kanë potencialin për t’i çuar gjërat përpara.
Bashkëbiseduesit duke folur për Ballkanin Perëndimor iu referuan domosdoshmërisë për vullnet politik nga BE dhe reforma të njëmendta nga vendet kandidate si mënyrën e vetme për t’u bërë pjesë e BE brenda nja afati të shpejtë.
“Kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të ruajtur rëndësinë e BE-së pasi ‘dështimi në këtë pikë do të kishte pasoja dramatike jo vetëm për shtetet që ende po trokasin në dyert tona, dhe që unë i respektoj me gjithë zemër, por edhe për vetë BE-në’”, tha Fule.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës