LAJMI I FUNDIT:

Me ftesë të presidentit Thaçi, kryeministri bullgar të hënën në Kosovë

Me ftesë të presidentit Thaçi, kryeministri bullgar të hënën në Kosovë

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, të hënën vjen në Kosovë.

Ai po vjen me ftesë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Ardhja në Kosovë e kryeministrit bullgar është konfirmuar edhe nga Zyra për Komunikim me Publikun e Presidencës. “Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, vjen të hënën në Kosovë me ftesë të presidentit Thaçi. Ai do të takohet gjithashtu edhe me kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj”, thuhet në përgjigjen e tyre.


Edhe në postimin e tij, presidentit Thaçi kishte konfirmuar se do të takohet shumë shpejt me kreun e ekzekutivit të Bullgarisë për t’u koordinuar rreth agjendës bilaterale, por edhe asaj euroatlantike.

Presidenti Thaçi kishte theksuar nevojën e qartësimit të perspektivës evropiane për Kosovën, si parakusht për krijimin e një dinamike të re në përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim të plotë në BE, derisa Samitin e Sofjes e kishte vlerësuar si një shans të ri për Kosovën në avancimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, shkruan KP.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit të rëndësishëm, i cili do të mbahet në muajin maj në Sofje të Bullgarisë kishte nxitur reagimin edhe të kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, që sipas mediave spanjolle, i kishte thënë homologut të tij bullgar se mund të mos shkonte nëse pjesëmarrës aty ishte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Megjithatë, ditë më parë është bërë publike edhe ftesa për presidentin Thaçi, e nënshkruar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe nga Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov. Si kryesuese e Presidencës së Këshillit të BE-së, Bullgaria në muajin maj pritet të jetë nikoqire e udhëheqësve të 27 vendeve të BE-së dhe të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilave do të jetë edhe Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kalo në kategori