IPKO Telecommunications fton të interesuarit për aplikim/ofertim konkurrues për “shtypin e materialeve të ndryshme”.

Dokumentacioni me kushtet e përgjithshme për aplikim/ofertim mund të tërhiqet nga 03 deri më 05 Tetor në ndërtesën e IPKO-s në Rr. Zija Shemsiu nr.34, Ulpianë, Prishtinë.


Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e poshtëshënuar, jo më larg se 11.10.2023, ora 15:00. Oferta duhet të jetë e futur në zarf/ambalazh sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.

IPKO Telecommunications                                                                                    Ulpianë, Rr. Zija Shemsiu nr.3410000 Prishtinë.