Site icon Telegrafi

FSK së shpejti me ushtrim fushorë “Ujku i Çeliktë” – në aeroportin e Gjakovës dhe në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës

Foto: Arkiv

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nga data 03-14 nëntor do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”, ku do të marrin pjesë njësit e saj.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së FSK-së bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbanimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 03-14 Nëntor 2024, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushor  “Ujku i Çeliktë”  ku do të marrin pjesë njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë” , andaj kërkojmë mirëkuptim  nga qytetarët e Kosovës gjatë kësaj periudhe të realizimit të ushtrimit”, shkruhet në postim. /Telegrafi/

Exit mobile version