Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) tanimë ka rritje të besueshmërisë edhe nga minoriteti serb që jeton në Kosovë si dhe ruan shkallën e besueshmërisë tek qytetarët si një ndër institucionet më të besueshme në vend. Kjo u bë e ditur sot, në promovimin e numrit të katërt të vëllimit të parë të Opserverit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës të zhvilluar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave(KIPRED) e ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, kryesisht të fushës së sigurisë.
“Aktivitetin e promovimit të rezultateve të Observerit të KIPRED-it, e shpalli të hapur Lulzim Peci, ndërsa një pjesë të rezultateve të raportit e paraqiti Mentor Agani, hulumtues i lartë në KIPRED.Sipas raportit të promovuar sot, Forca e Sigurisë së Kosovës sa i përket besueshmërisë sipas etnisë; besimin më të lartë në FSK e kanë shqiptarët, por vlen të përmendet këtu se krahasuar me shkurtin e vitit 2016, besueshmëria e komunitetit serb për Ministrinë e FSK-së dhe për FSK-në është rritur në shkallën prej 0.5 për qind për Ministrinë, përkatësisht 0.3 për qind për FSK-në”, thuhet në njoftimin për media.
Rezultatet e hulumtimit të këtij raporti përfshijnë një periudhë kohore prej tre muajve, pra 15 mars-15 korrik 2016, dhe siç u tha gjatë promovimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, fokusi kryesor ka qenë në dy tema kyçe, sipas KIPRED-it; çështja e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me NATO-n.
Në diskutime të hapura për temën e sigurisë dhe punës së këtyre institucioneve diskutuan, Faruk Geci, drejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane në MFSK, deputetët: Nuredin Ibishi, Haxhi Shala dhe Duda Balje nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, si dhe Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Më tej në njoftim u theksua se Faruk Geci, nga Ministria e FSK-së, tha se është çështje imediate që institucionet më të larta vendore; Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës të marrin masa në drejtim të nxjerrjes së vendimit dhe aplikimin e ndryshimeve të kërkuara sipas rekomandimeve të dala nga Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë së Kosovës(RSSSK), sepse në të kundërtën, vendnumërimi apo edhe ri-planifikimi nuk garantojnë motivim e aq më pak besueshmërinë nga ana e qytetarëve; besueshmëri të cilën FSK-ja e ka arritur me mund dhe po e mban vendin e parë për kaq vite me radhë.
Në promovim morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, si nga Ministria për FSK-në, drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane, Faruk Geci, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në MFSK, Këshilli Kombëtar i Sigurisë, Policia e Kosovës, deputetë të Parlamentit të Kosovës dhe institucioneve tjera të sigurisë në vend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Gastroenterologu në Gjilan i largon nga stomaku baterinë e telekomandës 2-vjeçarit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja