Në kazermën ,,Skënderbeu’’ të FSK-së në Ferizaj, u zhvillua sot ceremonia e ndërrimit të komandës së Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).
“Komandanti i deritanishëm, gjeneral brigade Enver Cikaqi ia dorëzoi detyrën komandantit të sapoemëruar gjeneral brigade Irfete Spahiu.
Gjeneral brigade Irfete Spahiu është oficerja e parë grua, e graduar në këtë rang, nga radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe oficerja e parë në detyrën e Komandantit të Brigadës.
Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, zv. ministri Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, drejtori i NLAT-it, gjenerali Hofmann, ambasadorja e Turqisë, zonja Kiliq, komandanti i Kampit Bonstell, gjeneralët e FSK-së, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it, NALT-it, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Ceremonia filloi me intonimin e himnit shtetëror. Më pas u lexua dekret-ligji i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për gradimet dhe emërimin e gjeneral brigade Enver Cikaqi komandant i Komandës së Forcave Tokësore dhe gjeneral brigade Irfete Spahiu komandant i KDS-së.
Me këtë rast, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, pasi përshëndeti dhe përgëzoi FSK-në, për gradimet dhe të arriturat e përgjithshme të saj tha: “Jam shumë i nderuar që në dorëzim-pranimin e detyrave pas dekretimit të presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, e fillojmë pikërisht me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Jo rastësisht është marrë vendimi që ndërrimi të bëhet nga KDS-ja, për vetë faktin se është një rast i veçantë për të gjithë ne, sepse me dekretin e presidentit është dekretuar dhe është graduar një gjeneral femër e cila do të emërohet në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, prandaj është rast i veçantë, është rast historik për FSK-në, për gradimin e gjeneral Irfete Spahiut.
Arsye e dytë pse kemi filluar këtu është vetë misioni i KDS-së, sepse kjo është gur themel i suksesit jo vetëm i kësaj njësie, por edhe i të gjitha njësive të FSK-së dhe Ministrisë së FSK-së. Ministri Berisha përgëzoi gjeneral Cikaqin për të gjitha të arriturat në krye të këtij institucioni, duke shtuar se “këto sukses na kanë bërë që të ndihemi krenarë dhe të mburremi me të arriturat e KDS-së”.
Në fund, ministri Berisha duke përgëzuar dhe uruar gjeneral brigade Irfete Spahiun, tha: ”Para nesh kemi shumë detyra dhe obligime. Do të ketë edhe zhvillime të reja, që krahas misionit aktual që ka KDS-ja, duhet të përgatitet edhe për detyrat dhe përgjegjësit shtesë, që do t’i marrim pas vendimit politik për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës”.
Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, para të pranishmëve tha: “ Kjo ceremoni për ndërrimin e komandës së KDS-së është një ditë e veçantë për mua si komandant i FSK-së. Gjeneral Cikaqi gjatë shërbimit në FSK ka treguar një performancë të jashtëzakonshme si në aspektin profesional edhe në gatishmërinë e tij për ngritjen e kësaj njësie që nga themelimi i FSK-së. Si rezultat i kësaj njësie dhe punës tuaj me trajnime të shumta bazike apo specialistike, jemi sot këtu. Prioritet imi është qëndrueshmëria e institucionit dhe zhvillimi i mëtejmë i tij, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që trajnimet tona të jenë profesionale dhe të bazuara në standardet e NATO-s, sepse ky është qëllimi dhe synimi ynë, që ne të jemi pjesë në të ardhmen e strukturave Veri- Atlantike dhe pjesë e NATO-s”.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, shtoi më tej se ” FSK-ja ofron mundësi të barabarta për të gjithë oficerët, pa dallim gjinie, race dhe përkatësie etnike”. Duke iu drejtuar gjeneral Spahiut, ai tha: shpresoj dhe besoj se gjeneral Spahiu, do ta avancojë edhe më tutje këtë njësi për një zhvillim profesional për të gjithë pjesëtarët e FSK-së, duke marrë për bazë edhe sfidat dhe obligimet e reja shtesë”.
Pas dorëzimit të detyrës tek gjeneral brigade Irfete Spahiu, komandanti i deritashëm i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, falënderoi të gjithë ushtarët, oficerët dhe stafin e lartë dhe atë ndërkombëtar për përkrahjen e vazhdueshme në realizimin e detyrave të deritashme në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së.
Gjeneral Cikaqi, me këtë rast tha: “ FSK-ja në shtatë vitet e fundit është dëshmuar si institucioni më i besueshëm. Jam shumë i sigurt se ky vlerësim nuk do të vinte pa një nivel të lartë të edukimit dhe përgatitjes profesionale të stafit të saj”. Duke iu drejtuar stafit ushtarak ai tha se ,,për të gjitha këto të arritura jeni të gjithë ju meritorë, unë jam njëri prej jush andaj ndihem krenarë”. Në fund, gjeneral Cikaqi, duke iu drejtuar gjeneral Spahiut, tha: “Unë do të jem avokat i mirë i KDS-së, sepse e di se sa punë të mira bëhen këtu dhe sa të mira i sjellë FSK-së puna e juaj. Urime gjeneral Spahiu në detyrën e re”.
Me medaljen për “Shërbim Vetëmohues” nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u nderua gjeneral Enver Cikaqi.
Në fund, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe gjeneral brigade Irfete Spahiu bënë dorëzim-pranimin e Komandës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa