LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja aktivizohet në mbrojtjen e infrastrukturës kritike pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

FSK-ja aktivizohet në mbrojtjen e infrastrukturës kritike pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një nga vendimet kryesore të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, e mbajtur në orët e para të mëngjesit, ka qenë angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për patrullime dhe vëzhgim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike në vend.

Kurti njoftoi se patrullat e FSK-së janë vendosur në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë, duke siguruar mbrojtjen e pikave strategjike të rëndësishme për furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

“FSK-ja është angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile përmes patrullimeve dhe vëzhgimeve të infrastrukturës kritike në Kosovë,” ka shkruar Kurti, duke shtuar se vizitoi personalisht këto lokacione për të diskutuar me pjesëtarët e Forcës.


Edhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje shtesë, duke theksuar se FSK-ja po përmbush misionin e saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ai tha se vendimet e fundit kanë ardhur si përgjigje ndaj sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Sipas Maqedoncit, FSK-ja po vepron në koordinim të plotë me institucionet e tjera të sigurisë për t’iu përgjigjur sfidave dhe rreziqeve ndaj infrastrukturës kritike dhe qytetarëve të Kosovës. Ai nënvizoi rëndësinë e vigjilencës në mbrojtjen e objekteve që luajnë rol jetik për funksionimin e vendit.

Sulmet terroriste në veri, tetë të arrestuar dhe arsenal armatimi i konfiskuar
Lexo po ashtu Sulmet terroriste në veri, tetë të arrestuar dhe arsenal armatimi i konfiskuar

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë hartuar planifikime të detajuara për angazhimin e njësive ushtarake në pikat më të ndjeshme të infrastrukturës kritike, duke garantuar mbrojtje ndaj çdo rreziku të mundshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori