LAJMI I FUNDIT:

FSK hap konkurs për 612 rekrutë të rinj

FSK hap konkurs për 612 rekrutë të rinj
Foto: Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes sot ka shpall konkursin për rekrutimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

Sipas tij, ministria e Mbrojtjes ka njoftuar të gjithë të rinjtë e të rejat se mundësia e konkurrimit është për të gjithë të interesuarit për aplikim nga mosha 18 – 25 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.


“Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, ju njoftojmë në shpallje të konkursit që është në linkun: https://mod.rks-gov.net/konkurs-per-rekrutimin-e…/. Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online në linkun: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular”, ka thënë Shala.

Ai gjithashtu tregoi se konkursi është i hapur prej 15.12.2022 deri më 15.01.2023.

“Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.

Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacione të të gjithëve me inkurajim të vajzave e grave dhe të gjithë të rinjve e të rejave pa dallim nga përkatësia e tyre etnike”, tha ndër të tjera Shala për Telegrafin.

Sipas konkursit, më poshtë i keni kriteret që duhet t’i plotësojë çdo kandidat:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
  • Të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
  • Të ketë figurë të pastër dhe të mos ketë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
  • Të jetë i moshës 18 – 25 vjeç në datën e aplikimit;
  • Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra;
  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun. (Në rast përzgjedhjeje, kandidatët janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor deri në trajnimin bazik, në të kundërtën do të diskualifikohen). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kalo në kategori