LAJMI I FUNDIT:

FSK me besueshmërinë më të lartë në vend

FSK me besueshmërinë më të lartë në vend

Qendra Kosovare për Studime ka realizuar hulumtimin e besueshmërisë së qytetarëve për institucionet e sigurisë me temë “Barometri Kosovar i Sigurisë”, Edicioni i Tetë”, i cili u publikua dje.

Këtë vit me shkallën më të lartë të besueshmërisë së qytetarëve doli Forca e Sigurisë së Kosovës – FSK, me 77.7 për qind.

Nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK)  për këtë rezultat thonë se janë inkurajuar nga rritja e besueshmërisë për FSK-në nga qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve dhe në tërë vendin, gjithashtu i falënderojnë ata për besimin e paraqitur.


“Edhe këtë vit, si të gjitha vitet paraprake, Forca e Sigurisë së Kosovës – FSK prezantohet me besueshmërinë më të lartë në Kosovë, me shkallën e besueshmërisë prej 77.7 për qind të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës” thuhet në komunikatën dërguar nga MFSK.

Më tej ata thanë se synojnë që të rrisin këtë besueshmëri në vazhdimësi, duke përmbushur misionin që i dedikohet FSK-së në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve.

Dhe thanë se kjo e arritur është produkt i përkushtimit të të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, përkrahjes së partnerëve strategjikë, SHBA-së, NATO-s dhe vendeve tjera partnere, sikurse edhe përkrahjes së partnerëve në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori