Fshehtësitë e bashkimit të duarve: Si mbaheni ju për dorë, ashtu e keni dhe lidhjen

Marrëdhëniet ndërnjerëzore janë një nga pjesët më të rëndësishme të jetës. Me partnerin, fëmijët apo miqtë – kualiteti i marrëdhënies shpeshherë përcakton kualitetin e jetës.
Për t’i vlerësuar këto lidhje tuajat, mjafton t’ju përkushtoni kujdes gjërave të vogla. Për shembull, mënyra se si mbani dorën partnerit.
Shuplakë për shuplakë Ndoshta është një ndër llojet më të shpeshta të mbajtjes për dorë. Ai që mban anën e sipërme, po ashtu ka pozitë dominuese në lidhje.
Gishtat e lidhur Çiftet që e pëlqejnë këtë pozitë të duarve, dëshirojnë që gjithmonë të janë sa më afër njëri-tjetrit. Ata janë shumë të lidhur me tërheqjen e pastër fizike, por po ashtu edhe më thellë se kaq. Nuk kanë probleme me këtë, që personit të dashur t’ia shprehin dobësitë e tyre.
Mbështetja për gishti Që të dy partnerët kanë personalitet të pavarur që kanë pasionet e tyre personale dhe interesat jashtë lidhjes. Kënaqen me pavarësinë e tyre. Por, ekziston një lidhje e thellë midis këtyre dy njerëzve.
Dora në krah Bëhet fjalë për një lidhje tejet të afërt. Kjo ka një domethënie shumë më të madhe sesa mbajtja thjesht për gisht. Këtu kontakti bartet edhe në gjithë trupin. Duket mbrojtëse, sepse me hedhjen e dorës suaj përtej krahut, jepni edhe përshtypjen se jeni një mbrojtës i atij personit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Mbajtja “pasive” për dorë Në këtë rast, partneri me vendosmëri merr dorën e partnerit tjetër. Nuk ka mbështetje në njëri-tjetrin dhe gjithçka duket kaq e padefinuar. Nuk tregohet asnjë varësi ndaj njëri-tjetrit dhe emocionet rrallëherë se vijnë në ekspozim.
Dama ime Shpeshherë e parë në martesa, nëpër filma në të cilët tregohen ballot mbretërore dhe ftesat për vallëzim. Ky është një fakt për një lidhjet shëndetshme, përplot me respekt, e cila është e ndërtuar në themelet e besimit dhe të sinqeritetit.
Mbajtja për nyjën e dorës Kjo lëvizje mund të duket paksa edhe si agresive. Në fakt është krejt e kundërta: Këtu nuk përfshihet vetëm grushti i dorës, por e gjithë dora. Pra, qëndrimi është më shumë intim sesa pasionues.






















































