LAJMI I FUNDIT:

‘Fshati fantazmë’ i ngrirë nën ujë, thuhet se është gati të rishfaqet

‘Fshati fantazmë’ i ngrirë nën ujë, thuhet se është gati të rishfaqet

Një ‘fshat fantazmë’ mesjetar i ngrirë me kohë dhe i varrosur në fund të një liqeni mund të jetë gati të rishfaqet.

Fshati italian i ‘Fabbriche di Careggine’ u themelua nga një grup farkëtarësh në Shekullin XIII dhe u bë i famshëm për prodhimin e hekurit.

Por, në vitin 1947, u ndërtua një digë hidroelektrike dhe banorët u zhvendosën në qytetin e afërt të Vagli di Sotto.


Fshati i bukur u përmbyt për të krijuar Liqenin artificial Vagli.

Nën ujë ndërtesat prej guri të fshatit, varrezat, ura dhe kisha, të gjitha mbesin në formë të mirë. Që nga ndërtimi i digës, liqeni është zbrazur vetëm katër herë për punë mirëmbajtjeje. Dhe çdo herë, ndërsa uji thahet, skica e fshatit fillon të dalë ngadalë.

Hera e fundit që fshati u ngrit nga thellësia ishte në 1994 dhe mijëra njerëz u mblodhën në Fabbriche di Careggine për të ecur nëpër rrugët e tij.

Fotografitë e bëra në atë kohë tregojnë shtëpitë e saj prej guri që ende qëndrojnë, varrezat, ura dhe Kisha e Shën Theodhorit, me kullën e saj të shkatërruar.

Por, tani fshati duket se do të rishfaqet edhe një herë, sipas vajzës së ish-kryetarit të Komunës së Vagli di Sotto.

Lorenza George, vajza e Ilio Domenico George, ka pohuar në një postim në Facebook se liqeni do të zbrazet vitin e ardhshëm.

Ajo shkroi: “Ju njoftoj se nga burime të caktuara e di që vitin tjetër, në 2021, Liqeni Vagli do të zbrazet”.

“Hera e fundit që ishte zbrazur në vitin 1994, kur babai im ishte kryetar bashkie, falë angazhimit të tij dhe shumë personave, me përpjekje kishin arritur të mirëprisnin më shumë se një milion njerëz në fshatin Vagli.

“Në vitin 1994 babai im më thotë se ishte e vështirë të tërhiqje një numër kaq të madh njerëzish dhe se gjithçka ishte bërë pa barrë për administratën.

“Shpresoj që vitin e ardhshëm, nga përvoja e kaluar, për të cilën të gjithë kanë një kujtim të bukur dhe me ndihmën e rrjeteve sociale, ne do të jemi në gjendje të përsërisim dhe kapërcejmë suksesin e madh, me po aq vëmendje”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kalo në kategori