Site icon Telegrafi

Fshati fantazmë: Dikur fëmijët luanin rrugëve, por papritmas ndryshoi gjithçka – tanimë njerëzit kanë ikur nga vdekja! (Video)

Një fshat i braktisur, i njohur edhe si “fshati fantazmë”, gjendet në Luginën e Sipërme të Svansea në Uells.

Në hartat më të vjetra ai është emërtuar si Pantiphion dhe është braktisur për më shumë se 50 vjet për shkak të një sërë rrëshqitjesh të tokës që goditën këtë hapësirë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pesëdhjetë vjet më parë, fëmijët luanin në rrugë, njerëzit ecnin, nga oxhaqet dilte tymi, dhe burrat dhe gratë ishin të angazhuar në bujqësi.

Madje, fshati i harruar në Luginën e Epërme dikur ishte pjesë e autostradës kryesore midis Svanseas dhe Brekon.

Por tanimë, shenjat se dikur kishte jetë vërehen vetëm përmes zbrazëtirave të mureve të gurit dhe rrethojat prej hekuri.

Një person që di më së shumti për këtë ngjarje është Rosalin Davis, i cili jetoi këtu përpara rrëshqitjes së dheut.

“Një komunitet i tërë ka jetuar këtu më parë. Kjo ishte shtëpia ime dhe gjithmonë do të jetë. Mendoj se rreth 100 shtëpi kanë humbur. Është një gjë e tmerrshme”, ka thënë ajo.

Ajo shton se ky ishte një vend i mrekullueshëm për t’u rritur. Tani kur ecin përgjatë këtyre rrugëve, ajo thotë se kujtimet e saj të mira dhe të këqija vijnë tek ajo.

“Sot është një fshat fantazmë. Ky ishte një komunitet shumë i lumtur dhe sot gjithçka duket kaq e trishtuar”, thotë ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version