Frosinone kërkon shqiptarin e Interit
Frosinone synon ta marrë Manajn. Marrëveshja mund të arrihet shumë lehtë, pasi sulmuesi shqiptar dëshiron që të tregoi veten në këto gjashtë muaj për të fituar një vend në ekipin e Shqipërisë për kampionatin evropian që zhvillohet gjatë kësaj vere në Francë", shkruan "tuttomercatoweb.com".
Manaj 18-vjeçar ftohet rregullisht tek ekipi i parë i Interit. Madje, në tri ndeshje ka luajtur si zëvendësues në ekipin e parë të Interit që garon në kampionatin italian, Serie A.
Një paraqitje e ka edhe në Kupën e Italisë. Me Interin sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë ka kontratë deri në verën e vitit 2020.

Nga
Telegrafi
26/01/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































