LAJMI I FUNDIT:

Fronti opozitar shqiptar: Javën e ardhshme zyrtarizojmë bashkëpunimin për zgjedhjet në Maqedoni

Fronti opozitar shqiptar: Javën e ardhshme zyrtarizojmë bashkëpunimin për zgjedhjet në Maqedoni

Fronti Opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut javën e ardhëshme do të zyrtarizojnë bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme në vend.

”Organet partiake të partive që përbëjnë Frontin opozitar shqiptar Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike javën e ardhshme pritet të sjellin vendime për të zyrtarizuar bashkëpunimin për zgjdhjet e ardhshme.

Fronti opozitar shqiptar gjithashtu hap dyert për t’u bashkuar në këtë bllok intelektualët, OJQ-të dhe subjektet tjera dhe gjithkush që e dëshiron ndryshimin në Maqedoninë e Veriut.


Gjegjësisht, në ditët në vijim, organet e çdonjërës nga partitë tona, do të mbajnë takimet e tyre të brendshme, ku pritet të mirren vendime të rëndësishme, siç është ajo për gatishmërinë dhe formalizimin e bashkëpunimit mes partive opozitare, duke përfshirë vendimin për emrin, logon e kështu me rradhë. Rrjedhimisht nga java e ardhshme do të mund të zyrtarizohet koalicionin i partive opozitare.

Shkurt e shqip, prej të hënës e andej disa njerëzve dhe subjekteve do t’i prishtet komoditeti sepse do të ndjenjë rrufen që po vjen, por për shqiptarët do të lind shpresa e ndryshimit” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Kalo në kategori