LAJMI I FUNDIT:

FRODEM: Regjimi është i frikësuar!

FRODEM: Regjimi është i frikësuar!

FRODEM është i habitur nga operacioni i të gjunjëzuarve të pushtetit të cilë kohëve të fundit dolën nën titullin e punës “pas nesh vërshimi”. Një qëndrim i tillë mund të jetë përderisa nuk duhet shteti, dhe pastaj edhe partia që përderisa nuk i respekton shkronjat e shenjta OBRM! Po .. kjo është e mundur kur në një situatë ku udhëheqësi kriminal rrëmben partinë ose kur në të ka “vezë të krisura”, thuhet në reagimin e FRODEM-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.

FRODEM ka radhitur disa kërcënime të OBRM-PDUKM, duke theksuar edhe publikimin e lajmeve mortore, ku nga kjo parti theksohet se kërcënimi ndaj të huajve tregon se regjimi është i frikësuar dhe se nuk shqetësohen as për imazhin e OBRM-PDUKM, aq edhe më pak për imazhin e Maqedonisë në botë.

FRODEM poashtu me porosi deri te anëtarët e PDUKM që të mos bien nën diktatin dhe manipulimin e pushtetit. Kërkuan 63 deputetë dhe fituan 50-51, me të gjithë kërcënimet publike, parregullsi dhe zgjedhje kriminale. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi, anëtarësia nuk duhet të lejojë që për shkak të rezultatit të bëhet peng i OBRM, aq më pak Maqedonia, thonë nga FRODEM. /Telegrafi/