LAJMI I FUNDIT:

Frikë nga arma bërthamore e Kim Jong-un gjatë Lojërave Olimpike në Korenë e Jugut!

Frikë nga arma bërthamore e Kim Jong-un gjatë Lojërave Olimpike në Korenë e Jugut!

Kim Jong-un përshëndeti me gëzim të enjten kur raketa e tij e fundit Hwasong-15 u paraqit përmes Phenianit, e rrethuar prej 13 mijë ushtarësh.

Ndërkohë fqinjët e tij në Jug po përgatiten për ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Dimërore nesër në mëngjes kur bota do të shikojë.

Por, siç shkruan DailyStar, përcjell Telegrafi, pavarësisht se Veriu po pretendon se është në linjë të bashkëpunimit kur bëhet fjalë për “Lojërat Olimpike të Dimrit”, precedentët sugjerojnë se sonte mund të jetë nata kur Kim do të nisë një raketë tjetër.


Po sipas këtij mediumi, janë ekspertët ata që paralajmërojnë se Kim mund të rrëmbejë vëmendjen e festimit sportiv për të treguar fuqinë e kombit të tij dhe për të ushtruar presion ndaj SHBA-ve.

Zbulohet aksidentalisht bomba e parë atomike e Koresë së Veriut? Fotografia për të cilën po diskutojnë ekspertët botërorë! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Zbulohet aksidentalisht bomba e parë atomike e Koresë së Veriut? Fotografia për të cilën po diskutojnë ekspertët botërorë! (Foto/Video)

Dhe në këtë drejtim, ky medium zbulon dy raste të mëdha në historinë e Koresë së Veriut që sugjerojnë se raketa e parë e Kimit që nga 28 nëntori do të jetë sonte ose gjatë fundjavës.

Kjo pasi që, siç thuhet më tej, gjatë dy viteve të fundit, Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë në fundjavën e parë të shkurtit për të thyer heshtjen e dimrit të programit të saj të raketave.

Pas paradës së ushtrisë së Phenianit të vitit të kaluar – një jehonë e asaj që ndodhi sot – Kim nisi një raketë të paidentifikuar që shpërtheu pas fluturimit.

Në këtë drejtim, konsiderohet se me shtimin e tensionit të Lojërave Olimpike Dimërore, ka frikë se Pyongyang do të ndjekë precedentin dhe do të “fillojë lojërat” me një “bang” të fuqishëm të Koresë së Veriut.

Të shtunën, më 11 shkurt, Kim nisi raketën e tij të parë të vitit 2017, duke dërguar vendin e tij në prag të luftës bërthamore me SHBA-të.

Pukkuksong-2 ishte një raketë me rreze të mesme që u përplas mbi Detin e Japonisë, dhe ishte e para e këtij lloji për Korenë e Veriut.

Ndërkaq një vit më parë, më 7 shkurt 2016, Koreja e Veriut vuri në orbitë satelitët Kwangmyongsong-4, pak më shumë se një muaj pasi kishte testuar një bombë bërthamore.

Zyrtarët amerikanë dhe shefat e mbrojtjes nga Japonia dhe Koreja e Jugut akuzuan Veriun për përdorimin e një programi hapësinor si mbulim për të testuar një armë bërthamore.

Kapet duke bërë një sy gjumë në një “shfaqje patriotike”, studenti rrezikon ekzekutimin nga Kim Jong-un (Foto)
Lexo po ashtu Kapet duke bërë një sy gjumë në një “shfaqje patriotike”, studenti rrezikon ekzekutimin nga Kim Jong-un (Foto)

Dhe sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, më parë, gjenerali i ushtrisë amerikane Jack Keane paralajmëroi se Kim mund të provojë diçka të tillë edhe gjatë Lojërave Olimpike.

Veterani sugjeroi se Kim do të nisë një test tjetër raketash, por ai beson se diktatori po shijon “vullnetin e mirë” që po ndërton me Korenë e Jugut.

Ai tha se “sundimtari i rrumbullakët“ po përpiqet të anashkalojë SHBA-të duke u marrë drejtpërdrejtë me Seulin.

Diplomatët e Kim kanë bërë një rrugëtim për një jug, por SHBA-të po kërkojnë që të gjitha kontaktet të priten dhe “presioni maksimal” të aplikohet në Phenian, pas përfundimit të lojërave, më 25 shkurt.

Janë vetëm 22 atletë nga veriu, por ata, ndër tjerësh janë shoqëruar nga qindra interpretues, artistë dhe delegatë të nivelit të lartë. Gjithashtu, motra e Kim do të ketë edhe darkë me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, të shtunën.

Ndërkohë, supozohet se administrata e Donald Trump po peshon planet për një sulm kundër Kim, për të sfiduar atë nga kërkimi i tij për armët bërthamore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori