Brigadieri gjerman Sven Lange ka marrë sot zyrtarisht drejtimin e Ekipit Këshillues dhe Lidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë, gjatë një ceremonie të ndërrimit të komandës.
Ai pason Brigadierin Christian Nawrat, i cili ka udhëhequr NALT që nga prilli i vitit 2024.
Gjatë ceremonisë, gjeneral Nawrat vlerësoi përvojën e tij në Kosovë.
“Nëse dëshiron të japësh këshilla të mira, fillimisht duhet të mësosh vetë. Dhe ka shumë për të mësuar në Kosovë. Gjatë këtij viti, kam pasur mundësinë të njoh më mirë organizatat e sigurisë në Kosovë, por edhe më gjerë. Për këtë, jam thellësisht mirënjohës”, ka deklaruar ai.
Në fjalën e tij të parë si drejtor i ri i NALT, Brigadier Sven Lange shprehu mirënjohje për punën e paraardhësit të tij dhe theksoi përkushtimin për të vazhduar mbështetjen e NATO-s ndaj institucioneve të sigurisë në Kosovë.
“Jam i bindur se emërimi i një drejtori të ri sjell perspektiva të freskëta dhe udhëheqje të re, duke ruajtur objektivat thelbësore të kësaj misioni të rëndësishëm”, deklaroi ai.
Gjeneral Lange ka një karrierë të spikatur në ushtrinë gjermane, ku ka shërbyer në pozita drejtuese në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Gjermanisë, Ministrinë Federale të Mbrojtjes dhe selinë e NATO-s.
Që nga gushti i vitit 2016, NALT ka pasur për mision ofrimin e mbështetjes për ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të sigurisë në Kosovë, përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës, brenda mandatit të saj fillestar për mbrojtjen civile./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Ushtarë amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me mitralozë në Gjakovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani