Në raportin e sivjetshëm të organizatës ndërkombëtare Freedom House, të titulluar “Kombet në Tranzicion 2021”, aty ku flitet edhe për Kosovën, thuhet se për herë të parë pas pesë vjetëve, Kosova ka shënuar kthim mbrapa në demokratizim.
Në tabelën prej 1 deri në 7 pikë, ku 1-shi paraqet nivelin më të ulët të përparimit demokratik dhe 7-ta me të lartin, Kosova i ka 3.14 pikë, në krahasim me 3.18 sa ka pasur vitin e kaluar.
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, megjithatë thotë se zhvillimi i demokracisë dhe shtetndërtimit, procese nëpër të cilat po kalon Kosova, janë dy rrugëtime ndonjëherë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe sfiduese në ndjekjen e vlerave dhe qëllimeve për të ndërtuar një kulturë institucionale e publike të demokracisë.
“Nëse merren parasysh zhvillimet, si zgjedhjet e lira dhe të drejta, transferimi i pushtetit, reformat dhe zhvillimet në disa parti politike etj, mund të themi se krahasueshëm më mirë me vendet e rajonit, Kosova vazhdon të lëvizë drejt një demokracie të konsoliduar”, tha Kryeziu.
Demokracia në Kosovë, sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi, vazhdon të jetë në një shkallë jo të duhur, me gjithë përpjekjet dhe vullnetin që ajo të zhvillohet sa më shumë.
Kosumi thotë se ajo që më së shumti është duke vështirësuar zhvillimin e demokracisë, është papërgjegjësia.
“Institucionet e Kosovës, gati se janë në të gjitha nivelet dhe në të gjitha strukturat nuk janë llogaridhënëse sa duhet. Mungon sistemi i kontrollit dhe kjo mund të jetë për shumë arsye. Kosova si shtet ka problem me njohjet, ende ka probleme me procesin e integrimeve evropiane ose sistemi i drejtësisë është shumë i brishtë”, tha Kosumi për Radion Evropa e Lirë.
Profesori universitar, njëherësh ish-kryeministër i Kosovës, Bajram Kosumi, thotë se për të shkuar drejt përmirësimit të demokracisë, duhet të ndryshohen gjërat, duke filluar nga sistemi i drejtësisë.
“Vetting-u në sistemin e drejtësisë është i pari. Absolutisht duhet një skanim me detaje i tërë sistemit sepse po nuk pate drejtësi, të gjitha sistemet e tjera pastaj bëhen jofunksionale”, thotë Kosumi.
Në disa organizata të shoqërisë civile në Kosovë, thonë se mungesa e vullnetit politik dhe e vetë udhëheqësve të institucioneve, ka bërë që demokracia në vend të mbetet në nivel të ulët.
Albana Rexha, analiste e lartë e politikave në organizatën Demokraci Plus, organizatë kjo që pos tjerash ka për qëllim rritjen e llogaridhënies dhe ndikimit në proceset e vendimmarrjes, thotë se janë tre faktorë që kanë kontribuuar në rënie të demokracisë në Kosovë.
Ndryshimi i tri qeverive brenda një viti, frikësimi dhe kërcënimet e shumta nga Beogradi ndaj qytetarëve serbë si dhe sulme verbale dhe fizike ndaj gazetarëve, sipas Rexhës, janë ndër faktorët që kanë ndikuar në rënien e nivelit të demokracisë në Kosovë.
“Vlerësoj se ndryshimi i tri qeverive brenda një viti, konkretisht formimi i Qeverisë Hoti me një votë më shumë, votë kjo e dhënë nga një deputet me rekord kriminal, si pasojë e së cilës kjo qeveri edhe u shpall anti-kushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese, vlerësoj se është faktori kryesor për vlerësimin e bërë nga Freedom House, do të thotë një rënie të demokracisë në vendin tonë”, tha Rexha.
Organizatat e shoqërisë civile thonë se Kosova ka ligje të mira, që kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por zbatimi i tyre mbetet ende sfidë.
Raporti i fundit i organizatës ndërkombëtare Freedom House, thotë se sa u përket vendeve të rajonit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, kanë shënuar rënie po ashtu, derisa Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina kanë shënuar përparim.
Ky raport ka analizuar qeverisjen në 29 shtete nga Evropa Qendrore deri në Azinë Qendrore.
Rezultatet për secilin shtet bazohen varësisht nga ngjarjet që kanë ndodhur në periudhën janar-dhjetor 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim me postë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?