Franca ka arritur të shënojë fitore ndaj Belgjikës me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror.

Gjelat e shkruajnë emrin në finale pas 12 vitesh, kur në vitin 2006 luanin ndaj Italisë.


Minuta e parë të ndeshje ishin një testim për të dy skuadrat që e ngacmonin herë pas here njëra tjetrën me sulme.

Më të rrezikshëm në fillim ishin Belgjika, që tentuan me  kapitenin Eden Hazard në minutën e 16-të, por pa sukses.

GettyImages 995584724 (Getty Images)

Edhe në minutën e 22-të kishte punë për Hugo Lloris që u rrezikua nga Alderweireld.

Por rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Franca.

GettyImages 995545028 Pamje nga ndeshja (Getty Images)

Benjamin Pavard pranon në top në zonë dhe gjuan bukur, por në vend ishte Thibaut Courtois, që bën një pritje shumë të bukur.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë.

Francezët e nisën pjesën e dytë në sulm. Zhvillohej minuta e 50-të kur Franca fitoi një rivënie nga këndi.

GettyImages 995559412 1 Goli i Samuel Umtiti (Getty Images)

Nga aty harkoi Antoine Griezmann që gjeti bukur kokën e Samuel Umtiti që shënoi për 1-0.

Franca kishte edhe disa gjysmë raste, për tu përgjigjur Belgjika në minutën e 65-të me Fellainin, por pa sukses.

GettyImages 995558468 Kylian Mbappe (Getty Images)

Belgjika e dominoi lojën me posedim të topit në 20 minutat e fundit, por pa arritur ndonjë rast të mirë.

GettyImages 995575424 (Getty Images)

Harkime në zonë për Romelu Lukakun dhe gjuajtjet nga distanca te De Bruyne e Hazard  nuk sollën ndonjë ndryshim në rezultat.

Franca në fund iu gëzua fitores dhe kaloi në finale, ndërsa pret për kundërshtarë njërën mes Kroacisë dhe Anglisë. /Telegrafi/   

https://twitter.com/WorIdCupUpdates/status/1016762323078451200