LAJMI I FUNDIT:

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

Franca do të dërgojë 100 milionë euro në Liban gjatë muajve të ardhshëm, njoftoi presidenti Emmanuel Macron si pjesë e një konference ndërkombëtare një vit pas shpërthimit në Bejrut.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi i 4 gushtit në portin detar të kryeqytetit ka lënë të vdekur 200 persona si dhe ka lënduar mijëra të tjerë.

Gjatë një ngjarjeje virtuale të bashkë-organizuar nga Franca dhe Kombet e Bashkuara, udhëheqësit synuan të grumbullojnë më shumë para, për t’i adresuar nevojat humanitare në Liban.


Zyra e Macon tha se rreth 40 krerë shtetesh dhe të qeverive, krerë të organizatave ndërkombëtare dhe diplomatë po marrin pjesë në konferencë.

Pjesëmarrësit përfshijnë presidentin amerikan Joe Biden, kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau, presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sissi, Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se gjysma e njerëzve libanezë tani jetojnë në varfëri, një në tre libanezë vuajnë nga pasiguria ushqimore dhe gati katër milionë njerëz rrezikojnë të mos kenë ujë të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori