LAJMI I FUNDIT:

Franca përgatit ligjin për lajmet e rreme

Franca përgatit ligjin për lajmet e rreme

Qeveria franceze do të paraqesë para fundit të vitit projektligjin për të dënuar “fake news” në periudha zgjedhore, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Benjamin Griveaux.

“Kjo do të ndodhë në javët dhe muaj që do të vijnë, me shumë gjasa para fundit të vitit”, theksoi ai për BFMTV dhe RMC.

Gjatë një fjalimi që mbajti për shtypin, me rastin e Vitit të Ri presidenti francez deklaroi se dëshironte një ligj për të sulmuar “fake news” në periudha zgjedhore.


Ai tha se ndjente nevojën të vepronte pas një sërë përpjekjesh të qëllimshme për të ngatërruar rreshtat mes të vërtetës dhe gënjeshtrës.

“Nëse duam të mbrojmë demokracitë tona liberale, ne duhet të kemi një legjislacion më të fortë. Ndaj unë kam vendosur që të ndryshojmë masat ligjore në mënyrë që të mbrojmë jetën demokratike nga lajmet e rreme”, theksoi Macron.

“Ju keni media që janë media për propagandë dhe jo për gazetari, mendohet për disa media që janë ndaluar nga qeveritë e huaja”, Griveaux duke iu referuar medias publike ruse RT dhe Sputnik, me të cilat presidenti francez, Emmanuel Macron ka pasur disa mosmarrëveshje gjatë fushatës presidenciale.

“Një ligj kundër lajmeve të rreme ekziston tashmë në Francë që prej vitit 1881 dhe parashikon 45.000 euro gjobë, por nuk është i përditësuar”, sipas Benjamin Griveaux, i cili vlerëson se që prej asaj kohe media ka ndryshuar.

“Qeveria po punon për të gjetur mjete më efikase për t’i dhënë fund lajmeve të rreme”, theksoi ai.

Në trend Botë

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori