LAJMI I FUNDIT:

Frakton: Pas Halucit, vjen Bubrreci!

Frakton: Pas Halucit, vjen Bubrreci!

Njëra ndër lojërat e pakta interaktive të krijuara nga zhvilluesit shqiptar, Haluci, përveç rrjeteve sociale, po bën shumë bujë edhe në mediat vendore, por edhe ato rajonale.

Krijuesi i lojës Haluci dhe njëkohësisht themeluesi i kompanisë interaktive kosovare Frakton, Mentor Paçarada, në një intervistë për Radio Dukagjinin sot në mëngjes, ka zbuluar më shumë detaje rreth kësaj loje, por edhe ka paralajmëruar edhe lojëra të reja të cilat do të zhvillohen nga kjo kompani.

Ideatori dhe krijuesi i lojës Haluci, Mentor Paçarada tha për Radio Dukagjinin se Frakton po punon edhe në katër lojëra të reja elektronike, ndërsa siç thotë ai, shkak i krijimit të këtyre lojërave është pikërisht Haluci, i cili hapi shumë dyer të reja për Frakton.

Ai tha se pas lansimit të Halucit ka pasur shumë oferta nga programues të rinj, të cilët kanë talent në krijimin e lojërave elektronike, ndërsa po ashtu ka pasur edhe shumë oferta nga kompani të huaja, të cilat kanë kontaktuar Frakton-in për ndihmë dhe partneritet në zhvillimin e projekteve të ngjashme si Haluci.


“Deri më tani, Haluci në Facebook ka arritur të grumbulloj më shumë se 16.000 lojtar të cilët kanë luajtur më shumë se 200.000 lojë, dhe ky është një rekord i madh dhe i rëndësishëm për ne” ka thënë Paçarada.

Ai po ashtu e bëri të ditur për lojtarët e Halucit, se kur ata të arrijnë ta dërgojnë Halucin nga qielli në tokë, do të kenë një befasi shumë të mirë, por gjatë këtij sqarimi ai nuk e zbuloi befasinë. Ndërsa të gjithë lojtarët që arrijnë të jenë në mesin e top-dhjetëshes më të mirë, do të shpërblehen me nga një dhuratë, e cila atyre do t’u dërgohet në shtëpi.

Loja tjetër e radhës, e cila do të publikohet së shpejti nga Frakton quhet Bubrreci, por për të nuk janë dhënë shumë detaje nga zhvilluesi i saj.

Për Bubrrecin është thënë se fillimisht do të lansohet në rrjetin social në Facebook, dhe më vonë, e njëjta do të jetë edhe në platformat mobile si Android dhe iOS. / KosovaByte / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Teknologji
Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Kalo në kategori