LAJMI I FUNDIT:

Four Points by Sheraton Prishtina City – oazë e rehatisë dhe mikpritjes në Kosovë!

Four Points by Sheraton Prishtina City – oazë e rehatisë dhe mikpritjes në Kosovë!

Marriott International, si zinxhiri më i madh dhe më serioz i hoteleve në botë, në Prishtinë ka ndërtuar hotelin Four Points by Sheraton, duke u bërë kështu edhe hoteli i parë ndërkombëtar në Kosovë.

Të fokusuar pas përsosmërisë – si në shërbim ashtu edhe në kushte – Four Points by Sheraton Prishtina City ka një arkitekturë të mahnitshme, me ambient modern e rehati maksimale.

Ndarja në tri mini-kulla dhe 87 dhoma të shpërndara në mënyrë të përsosur, e bëjnë hotelin të njihet për modelin unik arkitektonik – hotel i cili njihet që ofron gjithçka që ka rëndësi për udhëtarët e pavarur të sotëm.

Çfarë ofron Four Points by Sheraton Prishtina City?

Të gjitha dhomat e hotelit janë të krijuara për të ofruar rehati maksimale, pavarësisht se a pushoni për punë apo për qejf. Të pajisura me televizorë, Wi-Fi falas e tavolinë pune, dhomat janë sinonim i shtëpisë të pushuesit të pavarur!

Përveç dhomave, 1800 metra katrorë hoteli ia ka dedikuar hapësirës së Spa-së dhe fitnesit me pajisjet më moderne, duke qenë njëherazi edhe qendra më e sofistikuar e llojit të vet.

Një prej gjërave më ekskluzive që ky brend ndërkombëtar i ka sjell në Kosovë është edhe restoranti i parë ekskluziv italian, i quajtur “Sospiro”.

“Sospiro” ofron një meny të cilën nuk mund ta hasni në ndonjë vend tjetër dhe çdo ushqim përgatitet me dashuri.

Si hotel prestigjioz i cili përmban çdo gjë, Four Points by Sheraton Prishtina City po ashtu i ofron edhe dy salla të takimeve dhe dasmave.

Përndryshe, vlen të ceket se ky hotel në qendër të Prishtinës funksionon tërësisht me protokollet e brendit “Marriott International”.

Artikull i sponzorizuar