Portali hungarez “index.hu”, ka publikuar një artikull retrospektivë mbi martesën e mbretit Zog me konteshën hungareze Geraldine Apponyi, me titullin “Shkëlqim amerikan, dashuri shqiptaro-hungareze nga 1938-a”.

https://index.indavideo.hu/video/Magyar_Vilaghirado_741


Ambasada e Shqipërisë në Hungari thekson se në artikull nënvizohet se martesa ishte sensacioni i viteve përpara Luftës së Dytë Botërore.

Kërkimi i aleatëve politikë të dy vendeve të vogla u kurorëzua me një dashuri që zgjati më pas edhe në mërgim.

Arkivi historik Fortepan zbulon pjesë nga martesa mbretërore nga fotografi i panjohur zyrtarisht më parë: fotoreporteri i periodikes hungareze të kohës “Szinhazi Elet” (shqip: “Jeta teatrore”).Periodikja ka dërguar ekskluzivisht në Tiranë fotoreporterin Henrik Laszlo, që të ndjekë zhvillimet me këtë rast. Kurse publikimi është kryer më pas në dy materiale të veçanta të revistës në pranverë 1938 nga gazetari Boske Guthy.

Mbreti Zog 01

Mbreti Zog 02

Mbreti Zog 03

Mbreti Zog 04

Mbreti Zog 05

Mbreti Zog 06

Mbreti Zog 07

Mbreti Zog 08

Mbreti Zog 09

Mbreti Zog 10

Mbreti Zog 11

Mbreti Zog 12