Inçizimi dhe fotografimi nga droni është bërë shumë interesant për mediat dhe për fotografët e lirë që zhvillojnë fotosesione dhe të promovojnë turizmin e vendeve ekzotike.

Gjigandi i fotografive ''Shutterstock'' ka realizuar një foto-album me fotografi të mahnitshme ku qytetet e bukura dhe plazhet e mahnitshme duken prej lartë, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Paul Brennan nga ''Shutterstock'' i ka thënë BusinessInsider se dronët tanimë janë një mundësi shumë e mirë për të zhvilluar albume nga vende që nuk i sheh askush nga lartë, nga perspektiva e shqiponjës.

''Me këtë teknologji, fotografët dhe videografët kanë mundësi që nga afër të shohin natyrën e pastër dhe ekstreme, si asnjëherë më parë.''

Në albumin e krijuar nga BI prej fotografive të ''Shutterstock'', shihen vende mahnitëse. Në mesin e vendeve mahnitëse gjendet edhe liqeni i Tikveshit në Maqedoni.

Tikvesh Lake Watch parasols pop up around Tikvesh Lake in Macedonia; Photo: Shutterstock/Business Insider

Vend përrallash që duken prej lartë. Përveç fotografisë së Maqedonisë janë edhe fotografi të plazheve të Greqisë, natyra e Zvicrës, bujqësia e SHBA-ve, rrugët e Rumanisë dhe shumë bukuri tjera. /Telegrafi/