Gjatë kësaj jave në Kosovë janë shënuar disa ngjarje me rëndësi, të cilat i ka regjistruar edhe fotoaparati i fotoreporterit të Telegrafit.

Gjatë kësaj jave, Komuna e Prishtinës, saktësisht Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka organizuar një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore.


Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova ka kapur disa nga momentet më interesante të këtyre ngjarjeve.

364398505 295837329761239 2664361001062799243 n

Përmes këtij ushtrimi praktik është ‘testuar’ edhe koordinimi i institucioneve për reagim në zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore, si për: shuarjen e zjarrit, kërkim shpëtimin, evakuimin e personelit dhe qytetarëve.

364119427 1314919669455420 4999596538259405006 n

364390274 1318178795471465 3327228902568490066 n

Këtë të martë, Policia e Kosovës u pajis me 250 kamera të trupit, kamerat ishin donacion nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

364402703 224568100575166 6891563747738397759 n

Varësisht nga njësiti ku operojnë do të zgjidhet edhe mënyra e vendosjes së kamerës. E me pajisjet e reja pritet që të monitorohen edhe sjelljet e policëve, gjë që do t’i ndihmojë edhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

364446495 2159398137584273 7311388729372794661 n

Në javën që po lëmë pas, Partia Socialdemokrate ka realizuar sot një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, ku vendosën disa kafazë brenda të cilëve kishin vendosur mikrofonët, në shenjë revolte ndaj situatës me mediat në Kosovë.

364450303 790290316174785 8088353310193505065 n

PSD theksoi se kryeministri Kurti i do mediat e mbyllura, të kufizuara, të disiplinuara, të varura dhe pa imagjinatë. /Telegrafi/

363823136 242657525344542 2955442668084357340 n 1