Një fotografi e bërë në një stacion policie nga fotografi i njohur rus Dimitry Markov, e cila është bërë më pas simbol online i protestave në mbështetje të politikanit të burgosur të opozitës ruse Aleksei Navalny, është shitur për dy milionë rubla apo afro 27 mijë dollarë.
Markov, në një postim në Facebook, tha se fotografia, e cila tregon një polic të ulur në një tavolinë dhe mbi të portretin e presidentit rus Vladimir Putin, është blerë në një ankand në internet nga një person me emrin Yekaterina.
Ai tha se paratë do t’iu jepen dy grupeve që përqendrohen te të drejtat e protestuesve në Rusi – OVD-Inform dhe Apologjia e Protestës.
Markov e ka bërë fotografinë kur është arrestuar së bashku me qindra protestues pro Navalnyt, më 2 shkurt, dhe është dërguar në stacionin e policisë në Moskë.
So many amazing images coming out of the protests in Russia, including this from photographer Dmitry Markov after he was arrested today pic.twitter.com/RSierAm1Qy
— max seddon (@maxseddon) February 2, 2021
Në atë ditë, një gjykatë në Moskë e ka shpallur Navalnyn fajtor për shkelje të dënimit me kusht, në një rast për përvetësim fondesh.
Sipas Navalnyt, rasti është i motivuar politikisht.
Gjykata e ka kthyer dënimin me kusht në dënim me burgim për tre vjet e gjysmë.
Marrë parasysh kohën e kaluar në paraburgim, gjykata ka thënë se Navalny do të qëndrojë 2 vjet e 8 muaj pas hekurave.
Vendimi i gjykatës ka shkaktuar protesta në të gjithë Rusinë.
Navalny, kritik i Kremlinit, është arrestuar në një aeroport të Moskës më 17 janar, pas mbërritjes nga Gjermania, ku është trajtuar për një sulm me agjent nervor.
Ai e ka akuzuar Kremlinin për sulmin, por Kremlini e ka mohuar çdo përfshirje. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë