Fotografi e filxhanit të kafes së mëngjesit, e pjatës së supës, duke zbritur me ashensor, duke kaluar vijat e bardha, duke folur në telefon, e pakrehur, e palyer, shumë e krehur, shumë e lyer… Sot fotografohet gjithçka, edhe publikohet gjithçka, aq sa duket sikur njerëzit nuk kanë më nevojë për intimitet e privatësi.
Dikur fotografia përmblidhte në vetvete një ritual: përgatitje, impenjim emocional, veshjet më të mira… Këtë atmosferë e përcjellin në kryeqendrën e modës, në Milano, 170 fotografi të përzgjedhura nga arkivi i Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi. “L’archivio Marubi. Il rituale fotografico” (Arkivi Marubi. Rituali fotografik), titullohet ekspozita e kuruar nga Zef Paci, që do të marrë pjesë në Trienalen e Milanos në datat 16 nëntor deri më 9 dhjetor 2018, si një bashkëpunim i parë me La Triennale dhe Museo di Fotografia Contemporanea.
Po ashtu, ekspozita organizohet nga Muzeu Marubi në kuadër të kalendarit të “Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.
“Ekspozita është ngritur mbi përballjen mes strukturës së ritualit dhe asaj praktike në një studio fotografike. Shumë fotografi të arkivit janë rezultat i një procesi të gjatë, më shumë se një shkrepje e shpejtë. Ashtu si në ritualet e së shkuarës, fotografitë përfshijnë gjeste të veçanta, përdorimin e disa objekteve dhe veshjeve speciale. Në këto fotografi gjejmë disa elementë: procesin, alkiminë, ambientimin e veçantë, sjelljen. Procesi i shkrepjes së një fotografie përmbante veprime me vlera simbolike: ishte porositur dhe praktikuar në raste specifike, mund të krijonte apo evidentonte kalimin nga një gjendje në një tjetër, krejt si në një rit. Pra, kishte qëllime të tjera që kënaqnin dhe përmbushnin nevojat shpirtërore apo emocionale të atyre që e praktikonin këtë rit. Karakteristikat që kishte fotografia shpjegojnë magjinë e ritualit, funksionin e saj social”, shpjegon kuratori Zef Paci për “Vogue Italia”.
Paci thotë se kanë qenë vetë fotografitë që e kanë drejtuar dhe e kanë futur në botën e këtij rituali, kur ende nuk e kishte një temë dhe metodologji përzgjedhëse në mendje.
“Në të vërtetë nuk kam përdorur një metodologji specifike, ishte vetë arkivi që m’i ofroi. Lejova që imazhet të më magjepsnin dhe kështu gjeta rrugën time. Në rastin tonë, pikënisja ka qenë vlera e fotografive si një arkiv, në të cilat gjejmë informacione mbi motivin e prodhimit dhe mbledhjes së tyre, si fillim për përdorim personal e më pas për një përdorim institucional, kur arkivi kaloi nën administrimin e shtetit. Kjo trajektore shënoi një ndryshim në qasjen drejt imazheve të ruajtura dhe ka ndikuar në regjistrimin, promovimin dhe përdorimin e tyre. Kam përzgjedhur imazhe që përgjatë një periudhe janë lënë mënjanë si të padobishme për kujtesën tonë historike. Imazhet në arkiv ofronin tipologji, pozicione, refleksione që mund të ishin kontradiktore”, thotë kuratori.
Sipas tij, këto imazhe flasin shumë më shumë se një histori e shkruar. “Ky arkiv është ndërtuar përgjatë një shekulli. Kemi një histori me shumë ulje-ngritje e ndonjëherë, historia e shkruar është vetëm një version i fakteve reale. Është një dritare mbi të shkuarën dhe, nëse i kombinojmë me fakte të tjera, mund të jetë e dobishme për të kuptuar më shumë”, thotë ai, duke shtuar se duke i parë këto fotografi në një tjetër kontekst historik dhe social, mund të heqësh paralele me të tashmen. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Mos mendoni për politikën, jetoni si Forrest Gumpi?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët