Është një mëngjes fundjave në pikën turistike të Shirokës, nga ku, ky grup fotografësh të jetës së egër po nisen me varkë në një ekspeditë fotografike në Liqenin e Shkodrës, më i madhi në Ballkan.
Periudha e gjatë e pandemisë dhe masat kufizuese kanë nxitur muajt e fundit shumë të rinj që t’i drejtohen natyrës duke eksploruar vende dhe bukuri natyrore thuajse të pashkelura. Edhe këta fotografë u bashkuan gjatë periudhës së pandemisë me pasionin e tyre për fotografinë dhe natyrën.
Jetmir Troshani punon si menaxher projektesh dhe pedagog në Universitetin e New Yorkut në SHBA dhe ishte ideja e tij për të krijuar këtë grup fotografësh të jetës së egër.
“Koncepti “Wild Europe” faktikisht ka qenë një brumim i ka vitshëm. Kohët e fundit ka fillu me u konkretizu me projekte. Ideja e këtij grupi, sot edhe qendër, është me bashku të gjithë fotografët e jetës së egër në një komunitet fotografësh, të cilët promovojnë fotografinë e jetës së egër, por, patjetër, edhe mbrojtjen e botës së egër dhe habitatet gjithashtu”, thotë zoti Troshani.
Liqeni i Shkodrës, me larminë e biodiversitetit të tij, është një mundësi e mirë eksplorimi në të katër stinët për forografët. Pedagog në Universitetin Mesdhetar të Tiranës, Ilir Hebovija thotë së tashmë fotografimi është bërë pjesë e jetës së tyre të përjavëshme.
“Jetmiri, që është edhe drejtuesi i “Wild Europe”, është edhe shpirti i grupit. Secili prej nesh ka postu herë pas here fotografi, por, prej rreth një viti, kjo është kthy, përveç pasionit, në një fokus të përjavëshëm të grupit, që rrit cilësinë e fotografisë, por që rrit edhe dëshirën për t’u thellu më shumë jo vetëm në atë që ne kemi bërë në mënyrë të rastësishme, por për ta kthyer në një subjekt të përherëshëm zhvillimin e fotografisë së botës së egër në Shkodër”, thotë pedagogu Ilir Hebovija.
Fotografimi i shpendëve në Liqenin e Shkodrës kërkon durim dhe përqendrim, pasi shpendët janë përherë në fluturim. Fotografët e jetës së egër arrijnë të dallojnë llojet e shpendëve dhe tiparet e tyre, ndërkohë që vemendja përqendrohet gjithëhere në kërkimin e shpendëve të rrallë.
Jetmiri thotë se, dëshira për të sjellë jetën e egër përmes fotografisë, është një mënyrë emocionale e promovimit të saj dhe se gjithmonë ka hapsira për zëra të rinj që, ashtu si ata, mbrojnë jetën e egër bashkë me natyrën. Grupi i fotografëve që drejton Jetmiri po përgatitet për një takim, që do të zhvillohet në fillim të korrik, me shumë fotografë të jetës së egër nga Europa, të cilët do të vijnë në Shkodër për të fotografuar, por edhe për të bashkuar artistikisht zërat përmes fotografisë, në mbrojtje të jetës së egër edhe në Shqipëri.
Në jetën e përditëshme, thotë Iliri, çdokush është një vëzhgues i thjeshtë, por, kur i futesh pasionit të fotografisë, kupton se sa shumë ngjyra dhe larmi ka jeta e egër e Liqenit të Shkodrës dhe sa e rëndësishme është që ajo të promovohet, por dhe të ruhet nga të gjithë./Zeriamerikes
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri