LAJMI I FUNDIT:

Foshnjën 14-ditëshe nga Britania e kafshoi 23 herë qeni, tri ditë më vonë ndërroi jetë në spital – ekspertët thonë se mund ta ketë parë si lodër

Foshnjën 14-ditëshe nga Britania e kafshoi 23 herë qeni, tri ditë më vonë ndërroi jetë në spital – ekspertët thonë se mund ta ketë parë si lodër

Amy Litchfield, 31-vjeçe, e kishte zënë gjumi pranë foshnjës së saj rreth orës dy të mëngjesit. Reuben vetëm 14 ditësh, ishte në shtrat. Babai Dan MCNulty kishte zbritur nga kati i dytë i shtëpisë për të ndezur një cigare. Por shumë shpejt dëgjoi foshnjën duke qarë dhe me shpejtësi u fut në dhomë.

“Po i del gjak”, i tha operatorit në telefon derisa i pushtuar nga paniku i telefonoi ndihmës së shpejtë, transmeton Telegrafi.

“Ekziston mundësia që qenit Dotty, Reubeni i është dukur si karrem apo lodër. Ka gjasa që të qarat apo ndonjë lëvizje e foshnjes nxiti reagimin e qenit”, tha Simon Newberry, ekspert i forenzikës për forenzikë veterinere.


Ishte nata e kobshme e 18 nëntorit të vitit 2018, kur me shpejtësi arriti ndihma e shpejtë që Reubenin e kishte dërguar në spitalin e Kembrixhit në Angli, ku është konstatuar se ka pësuar lëndime të rënda në bosht kurrizor, kokë dhe tru. Tri ditë pasi e hoqën nga aparatet që e mbanin gjallë, Reubeni ndërroi jetë.

Në seancën dëgjimore është konstatuar se një ekip i specializuar për kafshë, kishte paralajmëruar prindërit ende pa lindur Reubeni që të jenë të kujdesshëm me Dottyn, ta mbajnë larg fëmijëve.

Dan dhe Amy u arrestuan për moskujdes ndaj fëmijës, por në dhjetor të vitit 2020 gjykatësi vendosi të mos ngrit padi ndaj tyre.

Në seancën ku nuk morën pjesë prindërit e fëmijës së vdekur, u gjithashtu u konstatua që Amy kishte pasur gjithmonë qen deri në natën e kobshme dhe asnjëherë nuk kishte përjetuar ndonjë sulm prej tyre – pavarësisht që qeni ia kafshoi 23 herë fëmijën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori