Forumi Ekonomik i Grave, përmes një reagimi publik ka shprehur zhgënjimin e thellë ndaj Qeverisë së Kosovës, pas vendimit të saj për të hequr Ligjin për Punën nga Kalendari Legjislativ.
Në reagim thuhet se “përkundër kërkesave të përsëritura dhe reagimeve të shumta nga grupet e interesit, përfshirë një letër të dërguar më 15 shkurt 2024, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për këtë çështje jetike”.
“Ky ligj ka qenë në proces ndryshimi që nga viti 2018 dhe konsiderohet thelbësor për avancimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e mirëqenies sociale në vend. Në fushatën elektorale, qeveria kishte premtuar se mirëqenia sociale do të ishte ndër prioritetet kryesore, por deri më tani nuk janë adresuar çështjet themelore të mbrojtjes së të drejtave të punës dhe barazisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Më tej, theksohet se “disa nga pikat kyçe që neve na shqetësojnë janë se vetëm 2 në 10 gra janë të punësuara, dhe ky realitet ka ndryshuar shumë pak me kalimin e kohës”.
“Për shkak të mangësive në mbrojtjen e punës, gratë vazhdojnë të kryejnë punë joformale në shtëpi, pa pagesë, pa njohje, pa mbrojtje të të drejtave të punës ose pa pensione, gjë që ndikon në varfërinë e tyre më vonë në jetë. Ligji aktual i punës ndikon drejtpërdrejt në përjashtimin e grave nga fuqia punëtore për shkak të diskriminimit gjinor në punësim, pasi punëdhënësit shmangin përgjegjësinë e pagesës së pushimit të lehonisë. Ndërkohë, burrat nuk kanë të drejta të barabarta për të kaluar kohë me fëmijët e tyre. Ky ligj diskriminon drejtpërdrejt baballarët, duke shkelur të drejtat e tyre të barabarta sipas Ligjit për Barazi Gjinore”, vijon reagimi.
Forumi Ekonomik i Grave shton tutje se Kosova ende nuk e ka harmonizuar Ligjin e Punës me Direktivën e BE-së për Balancën midis Punës dhe Jetës, dhe ende nuk i mbron të drejtat e kujdestarëve, të vetëpunësuarve dhe shumë të tjerëve.
“Forumi Ekonomik i Grave thekson se shtyrja e mëtejshme e miratimit të amendamenteve në Ligjin për Punën do të rezultojë në vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave në Kosovë. Kërkojmë nga qeveria që menjëherë të publikojë për diskutim Projektligjin e ri, të zhvillojë konsultime të gjera me të gjitha palët e interesuara, përfshirë organizatat për të drejtat e grave dhe sindikatat, dhe ta përfshijë këtë ligj thelbësor në kalendarin legjislativ të këtij viti.
Nëse brenda një periudhe të shkurtër nuk ndërmerren veprime konkrete, Forumi Ekonomik i Grave paralajmëron mobilizim të gjerë dhe reagime të vazhdueshme derisa të përmbushen kërkesat”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

DAP: Të dhënat për llogaritjen e pagave janë të sakta, nuk është e vërtetë se mbi 80 mijë të punësuar ende nuk e kanë marrë pagën e janarit të vitit 2025

Emërimi i paligjshëm i drejtorit në SHF “Vëllezërit Milladinovi”, Merko në gjykatë: Nuk ndihem fajtor

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi