LAJMI I FUNDIT:

Formula 1, Ferrari ringjallet në Rusi

Formula 1, Ferrari ringjallet në Rusi

Gjasat që ky vit të jetë viti i Ferrarit janë tepër të mëdha.

Skuderia italiane, që vitet e fundit po vuan pa fund rivalitetin me kundërshtarët të cilët kanë fituar disa kampionate radhazi, më në fund ia del të fitojë një pole position në Botërorin e Formula 1.

Në pistën e Sochit në Rusi, Kokëkuqja italiane vendosi hegjemoninë e saj duke fituar kualifikueset e këtij Çmimi të Madh me të dy pilotët e saj, gjë që nuk ndodhte që nga viti 2008 në Francë.
Sebastian Vettel ishte më i shpejti në këto prova zyrtare duke e përshkuar pistën ruse me 1 minutë 33 sekonda ë 194 të mijtat.


Shumë pranë tij ishte piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërkohë që makinat Mercedes do të jenë në vijën e dytë të nisjes së garës.

Tek skuadra gjermane ai që u shfaq më mirë në pistë ishte pikërisht Walteri Bottas i cili shënoi kohën e tretë më të mirë me 95 të mijtat më shumë se Vettel, ndërkohë që Lewis Hamilton këtë radhë u mjaftua me vendin e katërt.

Red Bull i pozicionoi pilotët e saj Richardo e Versttapen respektivisht në vendin e 5 dhe të 7, ndërkohë që mes tyre ishte braziliani Massa me Williams.

Gara e Rusisë do të zhvillohet ditën e diel në orën 14:00,

Në trend Sport

Më shumë

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori