Formohet Këshilli Kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë

Qeveria miratoi Vendimin për formimin e Këshillit Kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë, krahas Komisionit Kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë si organi më i lartë ekspert.
Me Këshillin Kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë do të kryesojë Zëvendëskryeministri për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, ndërsa anëtarë do të jenë: ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Drejtësisë, ministri i Financave, Prokurori i Përgjithshëm i RMV-së, Kryetari i Gjykatës Supreme të RMV-së, drejtuesi i Zyrës për kthim të pronës, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, drejtori i Doganës, drejtori i Policisë Financiare, drejtori i Agjencisë për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar dhe Kryetari i Komisionit Kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë.
Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai do të vazhdojë me mbështetje politike, administrative dhe teknike për punën e Komisionit Kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë. Proceset dhe vendimet strategjike që realizohen në mënyrë të vazhdueshme janë dëshmi e përkushtimit të Qeverisë për të ndërtuar kapacitete institucionale dhe për të siguruar kushte për zhvillimin e hetimeve financiare, konfiskimin dhe kthimin e pasurisë, si dhe menaxhimin me pasurinë e konfiskuar.
Shteti ndërtohet çdo ditë dhe qytetarët duhet të jenë dëshmitarë të konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe të kenë mundësi ta shfrytëzojnë atë përmes ridestinimit social.





















































