Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ishte në Podujevë, për përurimin e Poliklinikës Specialistike.

Kurti me rastin e vizitës në këtë qytet u pyet edhe lidhur me atë nëse ka zhvilluar takime me partitë politike dhe nëse i kanë votat për formimin e qeverisë.


“Kjo është poliklinikë”, tha shkurt Kurti.

Ndryshe, Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare në shkurt të këtij viti dhe ende nuk ka qeveri të re të formuar nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjykata Kushtetuese më 5 shtator ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator.

Me këtë u ndalohet deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime ose të procedojnë për formimin e qeverisë së re, pas ankesës së Listës Serbe, lidhur me votimin për nënkryetarin serb në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/