LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Ballkanit kundër Viktoria Plzen në Ligën e Konferencës

Formacioni i mundshëm i Ballkanit kundër Viktoria Plzen në Ligën e Konferencës

Ballkani i Ilir Dajës është i gatshëm për ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Konferencës, të cilën do ta zhvillojë ndaj Viktoria Plzen.

Kampioni i Kosovës do të nis sot (e enjte) ndeshjet e edicionit 2023/24 në Ligën e Konferencës, në udhëtim te çekët e Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për grupin C.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” të Plzenit me fillim nga ora 21:00 dhe tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet nga therandasit.


Ballkani nis sot kampanjën në Ligën e Konferencës, luan në udhëtim te Plzeni
Lexo po ashtu Ballkani nis sot kampanjën në Ligën e Konferencës, luan në udhëtim te Plzeni

Trajneri Ilir Daja ka një ide të qartë rreth ndeshjes së sotme dhe ka në mendje 11-shen titullarë që pritet ta hedh në fushë ndaj Plzenit.

Telegrafi mëson se Daja pritet t’i bëjë disa ndryshime në formacion duke i dhënë një fanellë titullari sulmuesit anësor, Walid Hamidi, i cili shkëlqeu në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, me dy asistime pas inkuadrimit nga banka.

Përveç tij në krahun tjetër të sulmit mund të luajë Bleart Tolaj, i cili shihet si favorit ndaj Almir Kryeziut dhe Ramush Ramadanit, ndërsa në maje të sulmit Albin Berisha ka më shumë gjasa sesa Arb Manaj.

Mesfusha do të jetë e pandryshuar me dyshen Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba, teksa Nazmi Gripshi do të jetë para tyre, lojtari që do t’i lidh repartet.

Në portë si gjithmonë pritet të startojë Enea Koliqi, së bashku me mbrojtjen e pandryshuar: Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Lorenc Trashi.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit

Koliqi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Kuc, Zyba; Tolaj, Gripshi, Hamidi; Berisha;

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori