Neuchatel Xamax ka marrë fitoren e dytë në elitën e futbollit zviceran.
Skuadra kuq e zi ka triumfuar në javën e tetë me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Luganos në shtëpi.
E më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi nga Tërrnoci i Luginës së Preshevës, Samir Ramizi.
Ish-futbollisti i Dritës ka shënuar golin e parë në këtë sfidë në minutën e tetë.
27-vjeçari kishte paraqitje të shkëlqyer në këtë takim duke arritur të marrë vëmendjen e medieve zvicerane.
Kësisoj paraqitja e tij është vlerësuar lartë nga gazeta Blick që e ka futur në formacionin e javës.
Në këtë takim për Xamaxin përveç Ramizit luajtën edhe Arbenit Xhemajli dhe Kemal Ademi, ndërsa Arbnor Fejzullahi qëndroi në bankën rezervë.
Ky ishte goli i dytë këtë edicion për Ramizin, pasi përveç kampionatit ka shënuar edhe në Kupën e Zvicrës. /Telegrafi/