LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës në Superligën e Zvicrës “frymon” shqip: Shaipi, Kryeziu, Hajdari, Rrudhani në mesin e më të mirëve

Formacioni i javës në Superligën e Zvicrës “frymon” shqip: Shaipi, Kryeziu, Hajdari, Rrudhani në mesin e më të mirëve

Superliga e Zvicrës e mbylli javën e 30-të mbrëmë (e enjte), teksa Young Boys mori fitoren e radhës për të vazhduar si lider në renditje.

Ata tashmë udhëheqin me 58 pikë të grumbulluara, katër më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Servette, të cilët pësuan humbje në shtëpi me rezultat 3-1 nga Stade Ls Ouchy.

Sofascore tani ka publikuar formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran, aty ku pjesë e saj janë katër lojtarë shqiptarë.


Pozitën e portierit e ka zënë Amir Shaipi i cili për performancën ‘heroike’ ndaj Baselit është vlerësuar me notën 7.8.

Donat Rrudhani shkëlqen me dy gola, shpallet lojtar i ndeshjes
Lexo po ashtu Donat Rrudhani shkëlqen me dy gola, shpallet lojtar i ndeshjes

Në mbrojtje janë të vendosur dy futbollistët shtatlartë, Albian Hajdari dhe Mirlind Kryeziu.

Hajdari u vlerësua me notën 8.2 për paraqitjen e tij fantastike ndaj Baselit, ndërsa Mirlind Kryeziu mori notën 8.1 në ndeshjen që Zurichu e zhvilloi ndaj Winterthurit.

Në anën tjetër, Donat Rrudhani me dy golat e tij ndaj St.Gallen, ndihmoi Lausannen qe të shkëput një pikë të vlefshme nga ky takim dhe ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 9.1.

Më poshtë mund të shikoni formacionin e plotë të javës së 30-të në Superligën e Zvicrës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sherr në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, Modric përplaset me një tjetër yll madrilen

Sherr në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, Modric përplaset me një tjetër yll madrilen

La Liga
Real Madridi po punon në heshtje për transferimin e lojtarit kryesor të Arsenalit

Real Madridi po punon në heshtje për transferimin e lojtarit kryesor të Arsenalit

La Liga
Bayern Munich interesohet për yllin e Barcelonës i cili ka një klauzolë lirimi

Bayern Munich interesohet për yllin e Barcelonës i cili ka një klauzolë lirimi

Ndërkombëtare

"Është thjesht e destinuar" - Roy Keane parashikon finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nunez gjen shtëpi të re pas largimit nga Liverpooli? La Liga destinacioni i ardhshëm i tij

Nunez gjen shtëpi të re pas largimit nga Liverpooli? La Liga destinacioni i ardhshëm i tij

Ndërkombëtare
Fenerbahce po synon transferimin e yllit të Liverpoolit me kërkesë të Mourinhos

Fenerbahce po synon transferimin e yllit të Liverpoolit me kërkesë të Mourinhos

Ligat tjera
Kalo në kategori