Telegrafi

Formacionet zyrtare: West Ham – Arsenal

Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

West Ham është nikoqirë i Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Ligës Premier.

Vendasit vijnë në këtë ndeshje pas një humbje të thellë nga Manchester United në Kupë, teksa edhe në kampionat nuk janë duke pasur formë të mirë.

Ndërsa, Arsenali po jeton një formë të mirë këtë sezon, duke kërkuar fitore nga ky udhëtim që të mund t’i qëndroj hije liderit, Chelsea.

Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, që të dy janë pjesë e formacionit startues. /Telegrafi/

West Ham: Randolph; Collins, Reid, Ogbonna; Fernandes, Noble, Obiang, Masuaku; Lanzini, Payet, Fletcher.

Arsenal: Cech; Gabriel, Mustafi, Koscielny, Monreal; Coquelin, Xhaka; Walcott, Ozil, Oxlade-Chamberlain; Alexis.