Formacionet zyrtare: Spanja luan si nikoqir i Norvegjisë

Spanja dhe Norvegjia zhvillojnë ndeshjen kryesore të xhiros së parë kualifikuese për 'Euro 2020', në kuadër të Grupit F.
Stadiumi Mestalla në Valencia është vendi ku do të takohen këto dy përfaqësuese, ndërsa natyrisht se vendasit kanë një përparësi sa i përket favoritit.
Nga ana tjetër, do të shohim një përballje taktikash ndërmjet përzgjedhësve, Luis Enrique dhe Lars Lagerbaeck.
Trajneri Erique ka befasuar me zgjidhjet e tij, duke bërë shumë rotacion.

Formacioni startues i Spanjës: De Gea; Navas, Ramos, Martinez, Alba; Busquets, Parejo, Ceballos; Rodrigo, Morata, Asensio; Formacioni startues i Norvegjisë: Jarstein; Elabdellaoui, Ajer, Nordviet, Aleesami; Odegaard, Henriksen, Selnaes, Johansen; King, Elyounoussi.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/03/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































