Kombëtarja e Polonisë dhe ajo e Holandës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në Euro 2024. “Tulipanët” do të luajnë ndaj polakëve ndeshjen e parë të Euro 2024 e vlefshme për grupin D. Ndeshja mes tyre do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në “Volksparkstadion” të Hamburgut. Trajnerët e të dyja ekipeve përfaqësuese kanë vendosur të startojnë me më të mirët e mundshëm në kërkim të pikëve të plota. Tek Polonia mungesë e theksuar mbetet ajo e Robert Lewandowskit i cili do të shpresojë të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë. Formacionet zyrtare Polonia: Szczesny, Frankowski, Salamon, Bednarek, Kiwior, Urbanski, Zielinski, Romanczuk, Zalewski, Szymanski, Buksa. Holanda: Verbruggen, Van Dijk, Ake, De Vrij, Dumfries, Reijnders, Veerman, Schouten, Simons, Gakpo, Memphis. 

/Telegrafi/

telegrafi sport app