Milani dhe Lazio e zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Gennaro Gattuso do të përpiqet që të nxjerrë rezultat sa më të mirë para ndeshjes së kthimit.


Mirëpo, skuadra e Simone Inzaghit ka qenë në formë të mirë këtë sezon dhe nuk do ta lëshojë lehtë mundësinë për të luajtur në finale të Coppa Italia.

Formacioni zyrtar i Milanit: Donnarumma; Abate, Bonucci, Romagnoli, Borini; Kessie, Biglia, Locatelli; Suso, Kalinic, Bonaventura.

milan1

Formacioni zyrtar i Lazios: Strakosha; Caceres, Luiz Felipe, Radu; Basta, Parolo, Leiva, Milinkovic, Lukaku; Felipe Anderson, Immobile.

lazio 1

Ndeshja kthyese gjysmëfinale ndërmjet Lazios dhe Milanit zhvillohet më 28 shkurt.

Sfida tjetër gjysmëfinale zhvillohet ndërmjet Juventusit dhe Atalantas. Bianconerët e fituan me rezultat 1-0 takimin e parë si mysafir.

Ndërkaq, finalja do të zhvillohet më 9 maj në Stadio Olimpico të Romës. /Telegrafi/

telegrafi sport app