Swansea City dhe Manchester Unitedi luajnë në kuadër të raundit të katërt të Kupës EFL (që njihet si Carabao Cup).

Për të arritur në këtë fazë, Swansea u tregua skuadër më e fortë se Readingu, duke fituar në udhëtim me rezultat 2-0.


Nga ana tjetër, në raundin e mëparshëm, Djajtë e Kuq e eliminuan skuadrën Burton Albion.

Në edicionin e kaluar, ekipi i Jose Mourinhos doli i fitues i kësaj kupe duke fituar në finale kundër Southamptonit.

Ndërkaq, Swansea City u eliminua në raundin e tretë nga Manchester City.

Ndryshe, pas nëntë xhirove të para në Ligën Premier, Unitedi është i dyti në tabelë, kurse Swansea mban vendin e 15-të.

Formacioni startues i Swansea Cityt: Nordfeldt; Rangel, van der Hoorn, Mawson, Olsson; Ki, Mesa, Clucas; Routledge, Ayew, McBurnie.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: Romero; Darmian, Smalling, Lindelof, Blind; Tuanzebe, Herrera; Lingard, McTominay, Martial; Rashford.

/Telegrafi/

jose 4

telegrafi sport app