Borussia Dortmundi është nikoqir i Interit për ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Nerazzurrët e fituan përballjen e parë (2-0) ndërmjet këtyre dy skuadrave në Giuseppe Meazza, ndërsa pritet të shihet se kush do të triumfojë në Signal Iduna Park.
Të dyja këto skuadra kanë nga katër pikë, prandaj janë në luftë të drejtpërdrejtë për pozitën e dytë në Grupin F.
Do të shohim edhe një përballje taktikash të trajnerëve Lucien Favre dhe Antonio Conte, të cilët i kanë përgatitur formacionet për këtë sfidë.
Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Bürki; Hakimi, Akanji, Hummels, Schulz; Witsel, Weigl; Sancho, Brandt, T.Hazard; Gotze.
Formacioni startues i Interit: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Biraghi; Lukaku, Lautaro Martinez.
Përballja tjetër e këtij grupi është zhvilluar më herët ndërmjet Barcelonës dhe Slavia Pragës. /Telegrafi/