Formacionet zyrtare: Bayerni pa Lewandowskin në sfidën e parë ndaj PSG-së

Në Allianz Arena zhvillohet një prej sfidave më të mëdha çerekfinale të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, ndeshja e parë ndërmjet Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germainit.
Kampioni në fuqi i garës më të madhe evropiane për klube nuk e ka në skuadër sulmuesin kryesor, Robert Lewandowski, i cili është i lënduar dhe pritet të mungojë në të dyja takimet ndaj parisienëve.
Në anën tjetër, PSG e ka në dispozicion dyshen fantastike, Kylian Mbappe dhe Neymar, të cilët shoqërohet nga yjet tjera në fazën e sulmit.
Strategët Hans-Dieter Flick dhe Mauricio Pochettino i kanë gati taktikat e tyre për këtë takim, si edhe formacionet me të cilat do ta nisin ndeshjen.
Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Sule, Alaba, Lucas Hernandez; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Choupo-Moting.
/Telegrafi/











































