Formacionet startuese: Roma favorit ndaj Crotones

Roma është nikoqir i Crotones në Stadio Olimpico për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së dhjetë në Serie A.
Në xhiron e kaluar, Giallorossët fituan me një gol kundër Torinos, ashtu që padyshim se duan një triumf të ri.
Crotone, nga ana tjetër, pësoi me rezultat të thellë (5-0) nga Sampdoria.
Roma mban vendin e pestë në tabelë me 18 pikë nga tetë ndeshje të zhvilluara (gjashtë fitore dhe dy humbje).
Skuadra e Eusebio Di Francescos konsiderohet favorite kundrejt asaj të Davide Nicolas.
Formacioni startues i Romës: Alisson, Karsdorp, Fazio, Moreno, Kolarov, Gerson, Gonalons, Nainggolan,Under, Dzeko, Perotti.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































