Formacionet startuese: Roma dhe Porto ndeshen në 1/8 e finales së LK
Roma dhe Porto zhvillojnë përballjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Giallorossët janë nikoqirë të skuadrës portugeze në Stadio Olimpico, ku do të përpiqen të nxjerrin rezultat sa më të mirë para ndeshjes kthyese.
Sa i përket renditjes në ligat përkatëse, Roma është në vend të gjashtë në Serie A dhe lufton për një pozitë që dërgon në garën më të madhe evropiane për klube, ndërsa Porto është lider në kampionatin portugez dhe lufton me Benfican e Bragën për titull.
Trajnerët Eusebio Di Francesco dhe Sergio Conceicao i kanë gati ekipet e tyre për këtë sfidë shumë të rëndësishme.
Formacioni startues i Romës: Mirante; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, De Rossi, Pellegrini; Zaniolo, Dzeko, El Shaarawy.
Ndeshja tjetër e të martës mbrëma në kuadër të 1/8 së finales është ndërmjet Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit. /Telegrafi/































