Rasenball Sport Leipzig dhe Paris Saint-Germain do të takohen në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ky takim që fillon në ora 21:00 do të luhet në stadiumin Red Bull Arena, derisa parisienët i pret një sfidë aspak e lehtë.


‘Die Roten Bullen’ për këtë takim do të jenë pa Hartmann, Klostermann dhe Laimer, që janë të lënduar, derisa Adams, Halstenberg e Mukiel që janë në dyshime.

Në anën tjetër, Thomas Tuchel nuk mund të llogarisë në Juan Bernat, Julian Draxler, Mauro Icardi, Jese, Kylian Mbappe, Neymar dhe Marco Verratti që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni i mundshëm i RB Leipzig: Gulacsi; Henrichs, Konate, Upamecano, Angelino; Kampl; Sabitzer, Olmo, Nkunku; Poulsen, Forsberg.

homecrowd formation whRgG1DOR9bkEJdi8mM4

Formacioni i mundshëm i PSG-së: Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Herrera, Gueye, Paredes; Sarabia, Kean, Di Maria. /Telegrafi/

homecrowd formation Hv7ht1lRr9C4bEprxH9e

telegrafi sport app