Njësia e parë e modelit të gjeneratës së shtatë të Ford Mustang GT, është shitur nga shtëpia e ankandeve Barret-Jackson në Arizona të SHBA-ve.

Oferta më e mirë gjatë ankandit humanitar kapi vlerën e 565 mijë dollarëve. Edhe pse vetura akoma nuk është prodhuar, një gjë e tillë është e zakonshme për shtëpitë e ankandeve, transmeton Telegrafi.


2 1

E fatlumi do të mund të zgjedhë specifikat e veturës sipas nevojave dhe kërkesave të tij. Do të jetë një Mustang me motor 5 litërsh Coyote V8 që prodhon 486 kuaj-fuqi.

3 1

Pronari do të zgjedhë mes ndërruesit manual me gjashtë shpejtësi apo atij automatik me 10. Në ofertë janë në total 11 ngjyra të karrocerisë.

4 1

Opsionet shtesë përfshijnë fellnet prej 18 dhe 20-inç. Adhuruesit e veturave sportive do ta kenë në pako edhe Performance Pack që nënkupton ulëse Recaro.

5

Kjo nuk është hera e parë që Ford shet modelin e ri për qëllime humanitare, pasi janë shitur edhe njësitë e para të gjeneratës së pestë dhe të gjashtë të Mustang sikurse edhe Bronco i parë, Mustang Mach-E, Mustang Shelby GT350 dhe GT500 Heritage Edition. /Telegrafi/

6

7

8

9